Vëllai i Pablo Escobar prezanton telefonin që paloset, mund të shkatërrohet vetëm...

Vëllai i Pablo Escobar prezanton telefonin që paloset, mund të shkatërrohet vetëm nga zjarri

462
0

Për vite të tëra, vëllai i Pablo Escobar punoi si llogaritar në kartelin Medellín Cartel, pasi ai riinvestoi në tregtinë globale të kokainës.

Por tani, 71-vjeçari i ka sytë e tij tek një treg të ri, ai i telefonave.

Roberto Escobar po nxjerr një telefon që paloset përmes kompanisë së tij të investimeve, Escobar Inc.

Telefoni quhet Escobar Fold 1 dhe e ka marrë emrin e vëllait të tij.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Olof Gustafsson tha për CNN se ekrani është i përbërë nga një plastikë që e bën pothuajse të pathyeshme. Ai pretendoi se është ekrani më i qëndrueshëm i telefonave në treg.

Çmimet fillojnë nga 349 dollarë dhe telefoni përdor sistemin operativ Android të Google.

“Telefoni ynë ka kaluar në prova rigoroze,” tha Gustafsson. “E vetmja mënyrë e vërtetë për të shkatërruar telefonin tonë është ta djedësh atë, gjë që unë mendoj se askush nuk do ta bënte.”