Kryeministri Rama flet për herë të parë për vdekjen e të fejuarës...

Kryeministri Rama flet për herë të parë për vdekjen e të fejuarës së djalit të tij

590
0

 

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Porta a Porta” të gazetarit Italian Bruno Vespa, në RaiUno, ka folur për herë të parë edhe për vdekjen e Kristi Reçit, e cila ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

 

Rama ka thënë se nuk ka dashur të flasë për këtë ngjarje pasi tragjedia nuk kishte prekur vetëm atë apo familjen e tij, por ishte tragjedi për të gjithë në Shqipëri.

 

“Po është e vërtetë. Më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, unë nuk kam dashur të flas për këtë. Kjo nuk është diçka që nuk ka të bëjë vetëm me mua dhe familjen time, por me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tonë të brendshëm për të bërë gjithçka”, tha Rama.

 

Më tej, kryeministri ka folur dhe për rastin e dy vogëlushëve që u hodhën nga pallati, njëri nga kati i 5-të dhe tjetri nga i 3-ti, duke i quajtur ata thjesht të mrekullueshëm.

 

“Ai djali që pamë është kthyer në simbolin e tërmetit (vogëlushi që u hodh nga kati i pestë). Ai zgjodhi të fluturonte nga kati i pestë bashkë me një shokun e tij, i cili u hodh nga kati i tretë dhe të dy shpëtuan. Ata janë dy fëmijë të mrekullueshëm”, shtoi Rama.