Aurela Hoxha: Të gjitha shitjet në Spanjë e në Shqipëri do jenë...

Aurela Hoxha: Të gjitha shitjet në Spanjë e në Shqipëri do jenë dhuratë për të prekurit nga tërmeti

499
0

Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha, si shumë shqiptarë të tjerë është solidarizuar me njerëzit që kanë mbetur në qiell të hapur pas shembjes së shtëpive të tyre nga tërmeti.

Përmes një postimi në “Instagram”, modelja shpreh dhimbjen dhe dëshirën e madhe për të kontribuar dhe për t’i qëndruar pranë njerëzve të prekur nga tërmeti. Prandaj ajo dhe stafi i saj kanë vendosur që të gjitha fitimiet që do vijnë nga shitjet e linjës më të re të të brendshmeve si në Spanjë dhe në Shqipëri, do shkojnë për familjet në nevojë.

“Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit! Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu. Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘ëebsite’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje”, shkruan Aurela.