Pasgoditjet e tërmetit, ministrja Xhaçka: Lajm i mirë, magnituda trend rënës. Ju...

Pasgoditjet e tërmetit, ministrja Xhaçka: Lajm i mirë, magnituda trend rënës. Ju lutem, mos u fusni në banesat e dëmtuara

459
0

Edhe pse pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm vazhdojnë të ndihen dhe janë me magnitudë që shkon deri në 4, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim me mediat tha sot se lajm i mirë është që kjo magnitudë është me trend rënie. Ajo i ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që kanë banesat të dëmtuara të mos futen në to duke mos rrezikuar veten e familjet.

“Lajm i mire eshte se fuqia e goditjeve ka një trend dukshëm zbritës dhe shpresojme që janë shenjat se kësaj situatë sizmike po i vjen fundi.

Në jetët e humbura ka pasur një kosto aq të rëndë sa do jetë e paharrueshme sa të kemi jetë, por edhe kosto aq të rënda materiale.

Sot kur operacioni i kërkim shpëtimit po i vjen fundi kujdesi ynë është të garantojmë strehimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehë.

Ppërsëris nëse shtëpia juaj është e dëmtuar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, mos rrezikoni vetën dhe familjen, drejtojuni në strukturat akomoduese, janë me qindra hotelet në dispozicionin tuaj, nëse doni të shkoni tek të afërmit tuaj, por ju lutem mos qëndroni nëse banesat tuaja nëse janë të dëmtuara”.