Konsumatorët të pambrojtur kundrejt shtrenjtimit të çmimit të drurëve të zjarrit në...

Konsumatorët të pambrojtur kundrejt shtrenjtimit të çmimit të drurëve të zjarrit në Librazhd.

696
0

Librazhdi është një qytet i vogël në Shqipërinë e mesme ku zakonisht dimri është i ashpër dhe bën shumë ftohtë. I rrethuar nga malet dhe me klimën që zbutet nga lumi Shkumbin, e vetmja mënyrë ngrohje për familjet tipike të mëdha janë drutë e zjarrit.

Prej shumë vitesh kjo ka qënë alternativa e parë e ngrohjes në këtë qytet. Qytetarë të shumtë shprehen se ngrohja me dru është  shumë ekonomike. Gjithashtu nga interesimi jonë nëpër dyqane industriale, numri sobave me dru të shituara pëson rritje nga viti në vit. Megjithëse Librazhdi ka shumë burime dhe ekonomi pyjore për të cilat furnizojnë me dru qytetin por jo vetëm, tregu mbetet informal dhe banorët gjenden sot përballë faktit të çmimeve të larta dhe që vendosen sipas preferencave të shitësve pa marr parasysh nivelin e jetesës së zonës.

Vetëm këtë vit çmimi drurve  është rritur me 1 mijë lekë për metër kub. Banorët ngrenë shqetësimin se e kanë të pamundur përballimin e çmimit të lartë. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet ata kanë shpenzuar më tepër për këtë zgjedhje.

Një metër kub dru shkon 45 mijë lekë, gati 1 mijë lekë më shumë se një vit më parë. Teksa kërkesa është e madhe, në përfundim të sezonit çmimi drurëve shkon edhe në 50 mijë lekë akoma dhe më shumë për ato të thata. Nga shqetësimet e pothuajse çdo konsumatori që takon në rrugë duket që ky treg është i parregulluar.

Vaibe Bylykbashi- është një shtëpiake e papunë 57 vjeçe e cila trajtohet me ndihmë ekonomike prej 12 mijë Lekë të vjetra në muaj. Ajo thotë që këtë vit nuk i ka blerë drutë. 45 mijë lekë të vjetra metri/kub plus transporti kjo shumë shkon deri në 60 mijë lekë. Plus ngjitja deri në katin e pestë. Të ngrohësh me dru është kthyer në një luks. Megjithëse ajo si amvisë ngrohjen me dru e ka të nevojshmë pasi gatuan dhe kursen para. Po ashtu ajo vuan nga astma bronkiale dhe ngrohja natyrale me dru zjarri është e nevojshme për shëndetin e saj sipas doktorit. Por këtë vit duken se kjo është e pamundur.

Po ashtu edhe Kastrioti (foto poshtë djathtas) invalid nga qyteti Librazhdit, tregon se është futur në borxh për të blerë drutë e zjarrit. Pa dru nuk rrihet e nuk i dilet mbanë dimrit të gjatë, shprehet ai.

Duket se  të ardhurat për kategorinë e të papunëve, pensionistëve apo dhe personave që trajtohen me ndihmë ekonomike janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen. Ata ndihen të suprizuar nga çmimi që ndryshon vit për vit.

 

Banorët që ndodhen në këto vështirësi kërkojnë nga bashkia që lënda drusore e sekuestruar dhe që shpesh përfundon e kalbur në pyje të shpërndahet për ta me gjysme çmimi. Nënkryetari i Bashkisë Librazhd, zoti Andri Çota në një intevistë të dhënë pak kohë më parë për Ora News: thotë se kjo është e pamundur për shkak të proçedurave që kërkojnë shumë kohë:

– “Kemi goxha material drusor që është sekuestruar, por nuk e përdorim. Një mënyrë do ishte shpërndarja e familjeve që janë në nevojë”.

Ulja drastike e temperaturave dhe afrimi i stinës së dimrit duket se përbën shqetësim në rritjen e çmimit të drurëve pothuajse në mbarë vendin. Kjo situatë e gjen konsumatorin shqiptar të pambrojtur.

Arlis Alikaj

Shperndaje