Pas Aleancës me Vetëvendosjen, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin që do të zgjedhë pas formimit të qeverisë.
Osmani ka treguar se do t’i pëlqente të jepte kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, tha Vjosa Osmani.
“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, deklaroi politikania në Opinion.
Kujtojmë se Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i kishte propozuar Osmanit pikërisht postin e kryeparlamentares para zgjedhjeve, por, LDK-ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.