Policia Rrugore ka kryer sërish aksione blic gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Blutë bëjnë me dije se radarët kanë regjistruar automjete që ecnin me 204 km/h, ndërsa kanë pezulluar për rreth 4 orë e gjysmë 28 patenta.
Policia i bën apel shoferëve të mos ecin me shpejtësi, pasi në shtëpi i pret familja. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 20:00 e mbrëmjes e deri në orën 00:30.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan
Vijon kontrolli me kamera, në aksin Sauk-Teg.
204 km/h para pak minutash.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h
Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret polici e aparati, e në rastin më të keq ju pret ambulanca
Duaje jetën, jetoje ateë familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1061922494139555/