HOROSKOPI e premte, 8 nëntor 2019

HOROSKOPI e premte, 8 nëntor 2019

501
0

Dashi

Parashikohet një fundjavë e mirë, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke shënuar një kthesë pozitive. Megjithatë ka ende disa situata që kërkojnë zgjidhje. Në dashuri nuk do të mungojë konsensusi, pasi Venusi është në anën tuaj.

Demi

Më në fund debatet në çift do të mbeten vetëm një kujtim, pasi do të keni më shumë qetësi. Gjatë nëntorit nuk do e keni më Venusin kundër. Gjatë fundjavës bëni mirë që të tregoni kujdes ndaj sforcimeve fizike.

Binjakët

Orët në vijim do të jenë vërtetë të rënda, kështu që gjatë së premtes nuk iu mbetet gjë tjetër, veçse të bëni durim. Do të përballeni me momente nervozizmi, të cilat do ju sprovojnë fortë.

Gaforrja

Kjo fundjavë do të shoqërohet me nervozizëm për shkak të kapriçove që do të bëjë Hëna në shenjën tuaj. Ndonjë hije mund të mbulojë një pjesë të emocioneve tuaja. Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Luani

Venusi do t’iu favorizojë, duke bërë që të ndiheni më pasionant. Parashikohet ditë e kënaqshme për lidhjet dhe për të bërë takime të këndshme. Do të keni më shumë energji në raport me fillimin e javës.

Virgjëresha

Nëntori për të lindurit e kësaj shenje nuk do e favorizojë aspak dashurinë, ndërkohë që mund të rregulloni disa probleme të mbartura. Gjatë fundjavës Hëna do të ketë ndikim negativ në çështjet ekonomike. Në familje nëse ju duhet të merrni një vendim, flisni hapur. Në dashuri, mos guxoni më shumë nga sa mundeni.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt për të lindurit e kësaj shenje. Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me komplikime dhe tensione. Në familje, me gjasë do të ketë diçka për tu riparë, për shkak të diçkaje të mbetur pezull. Mundohuni të mos jeni shumë drastik në vendimet që do të merrni.

Akrepi

 

Do të jeni vërtetë mjaft të fuqishëm gjatë kësaj fundjave. Shumë prej jush mund të kenë jetuar një emocion të fortë. Edhe puna ju ka përballur me prova të rënda, por nëse kishit dyshime lidhur me disa aktivitete, ndoshta e keni kuptuar se ku doni të shkoni. Megjithjatë fundjava parashikohet e mbushjur me sukses personal dhe dashuria do të jetë më shumë intriguese.

Shigjetari

Situata sentimentale do të vijë duke u përmirësuar në raport me ditët e lëna pas. Fundjava do të jetë mjaft e favorshme dhe do ju dhurojë pavarësinë e duhur. Raportet e reja janë mjaft të favorshme.

Bricjapi

Ndonëse jeni natyrë e fortë, gjatë kësaj fundjave nuk do të keni shumë energji. Ka diçka që nuk shkon dhe kjo do të bëjë që të mos jeni në formën tuaj më të mirë.

Ujori

Takimet janë mjaft të favorshme, ashtu sikundër edhe emocionet pozitive, ku çdo gjë do ju duket më e lehtë. Venusi dhe Marsi janë në anën tuaj, çka do të thotë një përmirësim të situatave. Njohjet e reja janë mjaft premtuese.

Peshqit

Kjo fundjavë favorizon bërjen e një udhëtimi, ku nuk do të mungojnë shpenzimet e parave. Në dashuri, do të ndjeni mungesën e një personi. Kush është i përshirë në një histori klandestine do të ketë më shumë vështirësi gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes me lidhjet e së kaluarës, pasi mund të rishfaqen.

Shperndaje