Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare simboli i gruas çame, u...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare simboli i gruas çame, u dëbua 7 vjeç nga Çamëria, ndiqte çdo vit pelegrinazhin

358
0

Gruaja simbol i pelegrinazhit të përvitshëm të Qafë Botës, Nënë Hajria, u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, shkruan në rrjetin social Facebook kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi.

Nënë Hajria ishte nga Margelliçi i Çamërisë dhe u dëbua prej andej në moshën 7 vjeçe. “Ajo nuk rreshti asnjëherë të vinte me ne cdo vit në pelegrinazhin e Qafë Botës. Ajo u kthye në simbolin e këtij pelegrinazhi” shkruan Shpëtim Idrizi, raporton newsbomb.al.

“Të kërkojmë ndjesë që nuk arrite dot të shkosh në shtëpinë tënde në Margellic. Camërinë e shihje vetëm me sy e zemër cdo vit në Qafë Botë”, shkruan Idrizi.