U lidh me një punonjëse, largohet nga posti shefi ekzekutiv i McDonald

U lidh me një punonjëse, largohet nga posti shefi ekzekutiv i McDonald

390
0

Shefi ekzekutiv i McDonald është larguar nga kompania pasi shkeli një nga rregullat duke u përfshirë në një marrëdhënie me një punonjëse.

Gjiganti i fast-food tha se ish-presidenti dhe shefi ekzekutiv Steve Easterbrook demonstroi gjykim të dobët.

McDonald i ndalon drejtuesit e kompanisë të kenë marrëdhënie romantike me punonjësit.

Në një email për punonjësit, Easterbrook pranoi se ishte në një marrëdhënie me një nga punonjësit dhe se ky ishte një gabim i tij.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin, që është koha për mua që të eci përpara,”-tha ai.

Bordi i drejtorëve të McDonald votuan për largimin e Easterbrook nga posti të premten.