“LUFTË” te mbikalimi i Shkozetit: Atentat PROKURORIT të “KÇK”, plagoset Arjan Ndoj...

“LUFTË” te mbikalimi i Shkozetit: Atentat PROKURORIT të “KÇK”, plagoset Arjan Ndoj dhe dy të tjerë (FOTO-DETAJE)

687
0

Makina që dyshohet se i përket prokurorit Arjan Ndoj

Përplasje me armë te mbikalimi i Shkozetit, dyshohet për atentat ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

 

Nga të dhënat paraprake raportohet për tre persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve është edhe prokurori Ndoj.

dgfwergwgg3g.jpg

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në makinë me dy persona të tjerë.

 

Prokuori Ndoj është akuzuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe si “prokurori që punon për grupet kriminale”.

sgfswgwerg3g.jpg

Përplasja me krerët e qeverisë erdhi pasi Ndoj urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

 

Në vendngjarje duket makina me të cilën po udhëtonte prokurori Ndoj, një “Mercedes” me targa “AA 333 ZD”, që ka dalë nga rruga pasi i është bërë atentat në ecje.

sfswgswg3g3g.jpg

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, si dhe kanë ngritur disa postblloqe pranë vendngjarjes.