“Kam vetëm dy muaj jetë,” lutja rrëqethëse për shqiptarët prej 19-vjeçarit nga...

“Kam vetëm dy muaj jetë,” lutja rrëqethëse për shqiptarët prej 19-vjeçarit nga Berati

486
0

Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, “chordome cervival”, e cila është një formë shumë e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz. Kjo sëmundje agresive i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht.Një i afërm i Elianit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për 19-vjeçarin, i cili është detyruar të shtrohet në Belgjikë për kurim, pasi në Shqipëri nuk i është dhënë asnjë shpresë.

 

Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale që do t’i shpëtonte jetën Elianit kushton rreth 200-300 mijë euro, të cilat familja e tij nuk mund t’i sigurojë dot.

 

Kushëriri i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi çdo ditë i rritet masa tumoriale.

 

Mesazhi i plotë: “Pershendetje Joq, doja nje ndihme te vogel nga ju. Nje kusheriri im eshte me semundje te keqe, nje lloj kanceri shume i rralle, agresiv dhe vdekjeprures dhe ka shkuar ne belgjike per tu kuruar. Kjo semundje prek 1 ne 1 milion banore dhe operacioni kushton shume shtrenjte, rreth 200-300 mije euro.

 

 

Eshte vetem 19 vjec dhe eshte shum i ri qe ta humbi jeten. Kam foton e skanerit qe tregon nga se vuan, eshte e shkruar ne frengjisht. Ju lutem shperndajeni. Ai nuk ka kohe, cdo dite i rritet masa tumoriale. Ju lutem ata qe kan mundesi te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojn Elianin, nese nuk mblidhen parate ai vdes. Mjeket i kane dhene edhe 2 muaj jete.”

 

Edhe vetë 19-vjeçari i sëmurë ka bërë një thirrje për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez “Leetchi“, ku publikohen apele për ndihmë dhe grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë urgjentisht për ndihmë.

 

Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë, e shoqëruar me kimioterapi, do t’i shpëtonte jetën. Eliani thekson se tumori rrezikon t’i marrë jetën, duke i bllokuar frymëmarrjen.

 

Apeli i 19-vjeçarit: “Pershendetje, quhem Elian, jam 19 vjeç dhe vuaj nga një sëmundje e rëndë dhe e rallë që quhet chordome cervical (është një tumor shume i rrallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht.

 

Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen.

43023036_1572334116805926_r

Jam shqiptar, por në vendin tim nuk ka asnjë zgjidhje për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëmundje e rrallë. Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë ti mbijetoja kësaj sëmundjeje.

 

Por, duke mos qenë i siguruar me dokumente dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme . Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj. Ndihma juaj më është shumë e vyer.

 

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:

 

Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333

 

Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB /JOQ