“Sot i erdhi fundi, të gjithë janë të kërcënuar”, Spartak Ngjela flet...

“Sot i erdhi fundi, të gjithë janë të kërcënuar”, Spartak Ngjela flet për….

531
0

Avokat Spartak Ngjela, teksa e cileson korrupsionin e lartë shtetëror, si energjine e errët te shoqërisë shqiptare në njëqind vjet, shkruan sot se “Reforma në Drejtësi do të eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare”.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Ngjela thekson se “Një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje e torruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt. Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë”.

Postimi i Spartak Ngjelës

Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet. Korrupsioni ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por sot i erdhi fundi…
Ja cila është gjendja sot.

l.
Një qeveri qesharake. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të destabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet përçart. Me ca vegla të tij, të gjithë të prishur në fytyrë. Një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje e torruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt.
Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë.
Jemi në një pikë historikë sot, ku tragjedia e të korruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve.

Përderisa ka një energji të errët (dark energy) në univers, kjo ndodh edhe në një shoqëri dhe, edhe aty, brenda saj, ka një energji të errët. Energjia e errët e universit zgjeron universin, kjo e shoqërisë zmadhon të keqen njerëzore nëpërmjet motivit për pushtet.
Pasurohu dhe krijo mjerim kombëtar, kjo është shtysa e energjisë së errët sot. Izolo Shqipërinë dhe krijon mjerim kombëtar për pushtetin tënd: kjo ja,qenë energjia e errët e Enver Hoxhës .
Reforma në Drejtësi do të eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare.
Çfarë ka krijuar energjia e errët në shoqërinë shqiptare?