Ajo është një nga këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar. Greta Koçi tregohet gjithmonë shumë e rezervuar kur vjen puna tek jeta e saj personale.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar një foto të sajën në ‘Instagram’, shoqëruar me një dedikim:
“Ky shpirti im t’ka dasht…Pa gënjeshtër”.
Por duket se këto fjalë nuk i dedikohen dikujt specifikisht, por janë të shkëputura nga teksti i këngës së saj më të re, “Për ty po pi”, e cila do të vijë së shpejti.