Një marrëveshje Brexit është rënë dakord midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.
Jean Claude Juncker e ka bërë publike këtë marrëveshje, pak minuta më parë në rrjetet sociale.
“Kur ka një dëshirë, ka dhe një marrëveshje – dhe ne kemi një. Eshtë një marrëveshje e ndershme dhe e balancuar ndërmjet BE dhe UK dhe është një testament për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Këshillit të BE të mbështesë këtë marrëveshje” shkruan Juncker.
Marrëveshjen e ka pranuar publikisht edhe vetë Kryeministri britanik Boris Johnson. “Tani I takon parlamentit që të miratojë të shtunën në mënyrë që të vazhdojmë me prioritetet” shkruan Johnson
Vijon…