Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet e 6 tetorit demokratike, por jo në vendet...

Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet e 6 tetorit demokratike, por jo në vendet ku jetojnë serbët

444
0

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

Mirëpo, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha se  ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cënim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithëmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha Viola von Cramon-Taubadel, kryesuesja e misionit të BE-së.

Megjithatë, ajo ka adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve.

Ndërkaq, edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë.