”Isha i papunë, ku t’i gjeja lekët” Artan Lame zbulon si e...

”Isha i papunë, ku t’i gjeja lekët” Artan Lame zbulon si e gënjeu gruan me…

1027
0

Ndoshta disa prej jush sidomos ata që nuk merren me aktualitetin politik, gjë për të cilën kemi dyshimet tona pasi shqiptarët ”vdesin” për një çikë teserë partie, po pyesin veten kush është personazhi i mësipërm. Të tjerë me siguri e njohin nga daljet publike, ose nga videoja  virale e Blendi Fevziut i cili në një moment humbi toruan dhe i bërtiti ”Pushooooo” Lames, në mes të emisionit.

rejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte i ftuari i radhës në emisionin “Mos i fol shoferit”,ku rrëfeu disa gjëra interesante nga jeta personale,sesi e ka gënjyer bashkëshorten e tij kohë më parë, kur gjendja e tij ekonomike nuk ka qenë e mirë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ia blija dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër”, është shprehur ai.