E FUNDIT/ Nxirren armët e zjarrit në Kavajë, plagoset një person, kapet...

E FUNDIT/ Nxirren armët e zjarrit në Kavajë, plagoset një person, kapet autori (EMRI)

424
0

 

Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër.

I plagosur ka mbetur shtetasi Rexhep Tare. Ai eshte transportuar per ne spitalin rajonal.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat
Informacion Paraprak

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.