Gjashtë ushqimet më të mira për qenin tuaj, që mund t’ia jepni...

Gjashtë ushqimet më të mira për qenin tuaj, që mund t’ia jepni pa frikë

354
0

 

Nëse keni një qen në shtëpi, e dimë se sa e vështirë mund të jetë për t’i rezistuar atyre syve të adhurueshëm kur ata ju shikojnë nga poshtë tryezës. Ju mund të keni qëllimet më të mira kur i jepni ndopak nga ushqimi juaj, por në shumicën e rasteve, më shumë i bëni dëm ! Aparati i tyre tretës nuk mund t’i përpunojë shumë nga lëndët ushqimore që ne marrim dhe mund t’i shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore, por kur bëhet fjalë për ushqimet e mëposhtme, nuk duhet të frikësoheni t’ia jepni, pasi i bëjnë shumë mirë !

Këtu janë 6 ushqime të shëndetshme që janë krejtësisht të lejueshme për katërputrakun tuaj.

1. Tërshërë
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, tërshëra ndihmon në procesin e tretjes. Veçanërisht re komandohet për qentë më të vjetër me probleme tretjeje.

2.Majdanoz

Nëse fryma e qenit tuaj është një problem, provoni majdanoz! Është një burim i mirë i kaliumit dhe kalciumit, dhe gjithashtu do të ndihmojë në neutralizimin e frymës së keqe. Thjesht pritini  pak nga kjo erëz e freskët dhe hidhjani në ushqim.

3. Vaj kokosi

Vaji i arrës së kokosit nuk është thjesht i shkëlqyeshëm për ju, por është gjithashtu shumë i mirë edhe për qenin tuaj. Ju mund të shtoni pak nga ky vaj në ushqimin e qenit tuaj, për t’i ushqyer dhe shndritur qimet.

4. Karotat
Karotat përmbajnë shumë vitamina që promocojnë mirëqenien e përgjithshme të qenit tuaj.

5. Kos ose djathë
Produktet e qumështit mund t’i sigurojnë një dozë të shëndetshme të kalciumit qenit tuaj. Kos dhe kefir përmbajnë probiotikë që përmirësojnë funksionet e traktit tretës. Sigurohuni që produkti të jetë i varfër në yndyrë.

6. Mishi i bardhë
Ky lloj mishi është një burim i shkëlqyer i vitaminave B dhe aminoacideve. Këto të fundit ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit e jo vetëm./Living/