Gjuha, sekreti për ta luftuar djersitjen, mësojeni si

Gjuha, sekreti për ta luftuar djersitjen, mësojeni si

578
0
gjuha-650x358
Do t’ju duket si çmenduri, por gjuha posedon shumë receptorë të cilët janë përgjegjës për të ndjerë nxehtësinë. Kur konsumoni diçka të ngrohtë, ushqim apo pije, këta receptorë u dërgojnë nervave sinjale, në mënyrë që truri ta kuptojë se jashtë bënë vapë.

E kur truri ta ketë kuptuar këtë, ai vë në lëvizje mekanizmat e trupit sidomos djersitjen, por kur konsumoni diçka të ngrohtë siç është kafeja, trupi edhe më shumë provon që të ftohet.

Një tjetër gjë interesante është se të njëjtit receptorë në gjuhë reagojnë edhe me gjërat pikante dhe për këtë arsye na duket se ajo është e nxehtë.

Kjo është arsyeja pse ushqimet pikante janë më të popullarizuara në viset ku mbretëron vapë e madhe, ngase ato shkaktojnë djersitje, duke aktivizuar shumë mekanizma në trup të cilët e ulin temperaturën e trupit.