Shkenca pretendon se ka gjetur misterin, që ka tronditur botën prej dekadash. Dr. Karl Kruszelnicki është i bindur: ai e ka zgjidhur misterin e vjetër të trekëndëshit Bermuda. Dhe përgjigjja është … nuk ka asnjë mister! Asnjë mister nuk ekziston – ekzagjerime të vlefshme vetëm për romanet që burojnë nga një ngjarje e veçantë: zhdukja e 1945 e një avioni ushtarak që po vëzhgonte zonën. “Nuk u zhduk pa gjurmë” shpjegon shkencëtari, jashtëzakonisht i popullarizuar në vendin e tij, Australi, në një intervistë për mediat australiane.
“Sipas Lloyds të Londrës dhe rojes bregdetare të SHBA, numri i aeroplanëve që mungojnë në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë me numrin e avionëve të zhdukur kudo në botë me bazë përqindjeje,” vazhdon ai.
Sipas tij, avioni ushtarak që u zhduk në 1945 ishte thjesht viktimë e motit të keq ose një aksident pilotimi. Njësoj për pesë të tjerët që u zhdukën në të njëjtin vit, me sa duket për shkak të mungesës së karburantit falë një llogaritje të gabuar nga lideri i skuadronit, toger Charles Taylor.
Pjesa tjetër e misterit i atribuohet autorit Charles Berlitz, një entuziast i fenomeneve paranormale, libri më i famshëm i të cilit, Trekëndëshi i Bermuda – i cili ka shitur mbi 20 milion kopje që nga botimi i tij në 1974 – e futi botën me legjendën e këtij rajoni famëkeq.
Por libri u kritikua gjithashtu për “prezantimin e pjesshëm të fakteve, si dhe mungesën e materialit burimor shkencor”, siç thuhet në faqen e tij në Wikipedia.
Trekëndëshi ndodhet në Oqeanin Atlantik, pranë SHBA. Janë raportuar se aty janë zhdukur edhe shumë anije, teksa misteri ka mbajtur mbërthyer njerëzimin për shumë kohë. Por duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.