Muzikë, argëtim dhe aktivitete sportive, zbardhet axhenda e “Peza n’fest”

Muzikë, argëtim dhe aktivitete sportive, zbardhet axhenda e “Peza n’fest”

382
0

Edhe këtë vit Peza, për dy ditë me radhë, 15-16 shtator, do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës, por edhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike, si dhe të shijojnë në të njëjtën kohë bukuritë e natyrës si dhe produktet bujqësore dhe artizanale të zonës. Bashkia e Tiranës dhe Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit me rastin kësaj dite kanë hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, të rinjtë, e deri tek të moshuarit.

Aktivitetet çelen ditën e diel në orën 9:00 për të vijuar deri në mbrëmje ku do të mbahet koncerti i madh festiv.

Të pranishmit në këto ditë feste do kenë mundësi të marrin pjesë në panairin e produkteve artizanale, prodhimeve dhe kulinarisë karakteristike të zonës.

Ndërkaq për më të vegjlit janë organizuar një sërë aktivitetesh, si shfaqje të Teatrit të Kukullave, shfaqje të cirkut, kënde lojërash, etj.

Po kaq argëtuese janë edhe aktivitetet e parashikuara në kaudër të “Nata e gjelbër Peza n’fest”, ku prej orës 19:00 dhe deri në mëngjesin e ditës tjetër, të pranishmit do të kalojnë një natë në natyrë, në çadra kampingu, duke ndjekur kinema nën yjë, muzikë, karaoke, si dhe lojëra të ndryshme argëtuese.
Ndërkohë që festa do të vazhdojë dhe në datë 16 ku do te organizohet ceremonia zyrtare në nder të 77- vjetorit të Konferencës së Pezës.

Axhenda e aktiviteteve më 15 shtator:

09:00 Këndi i lojërave

10:00 Këndi i gatimit

10:00 Panairi i punimeve artizanale

10:00 Shfaqje e teatrit të Kukullave

10:30 Vizitë në shtëpinë muze “Konferenca e Pezës”

11:00 Shfaqje e Cirkut

12:00 Performanca me numra popullore

17:00 Banda e qytetit

20:00 Koncert live me Eugent Bushpepa

Data 16 shtator
Ceremonitë zyrtare