Edhe pak ditë na ndajnë nga një nga dasmat më të komentuara. Jonida Vokshi do të kurorëzojë në martesë dashurinë me aktorin dhe producentin e njohur nga Kosova, Besnik Krapi.
Edhe pse janë përpjekur të mbajnë gjithçka sekret, kanë nisur të dalin detajet e para nga ceremonia romantike. Muaj më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, Jonida krejt papritur tregoi se është e fejuar dhe se në shtator do kurorëzojë në martesë lidhjen e saj. Shtatori erdhi dhe ftesat u janë dërguar miqve të çiftit.