Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka përjetuar një përvojë të keqe në udhëtimin e tij më të fundit drejt Sllovenisë.
Sipas mediave serbe, rrufeja goditi avionin e tij ndërsa ai ishte sipër Lubjanës.
Sulmi i rrufesë shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.
Pas kësaj, Daçiç ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.
“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, mësohet të ketë thënë Daçiç.
Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi dje Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar siklet.
Në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin Daçiç ishte gjithashtu ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë.
Ndërkohë, po në muajin maj, diplomati serb i shpëtoi një sulmi terrorist në rezidencën qeveritare teksa ndodhej në një vizitë në Somali.