Kombëtarja e femrave, Nis sot kualifikueset e Euro 2021

Kombëtarja e femrave, Nis sot kualifikueset e Euro 2021

356
0

Kombëtarja shqiptare e Femrave do të nis sot aventurën e saj në kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2021 me sfidën ndaj Finlandës që do të luhet në Elbasan Arena.

Nën drejtimin e Vioresin Sinani, futbollistet shqiptare po përgatiten në mënyrë që të nisin sa më mirë këto eliminatore.

Padyshim Megi Doci është lojtarja ku skuadra jonë do të bazojë lojën e saj për të tentuar këtë fitore ndaj skuadrës nordike me të cilën përballemi për herë të parë, përsa i përket futbollit të femrave. Ditë më parë, trajneri Viorensin Sinani shprehu besimin se lojtaret e tij do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv edhe pse Finlanda është një ekip i fortë.

 

Ndërkohë sfida mes Shqipërisë dhe Finlandës që do të luhet në orën 17:00, do të gjykohet nga Arbitrja armene Ruzana Petrosyan e ndihmuar nga anësoret Hasmik garibjan dhe Kristinë Grigorian edhe këto nga Armenia.