Ja pse largohen infermjerët dhe mjekët nga Shqipëria ...

Ja pse largohen infermjerët dhe mjekët nga Shqipëria Prof.Pirro Prifti

799
0

Problemi i largimit të Personelit Shëndetësor mjekë dhe infermjerë jashtë shtetit, nuk është i ri.

Ai, si dhe në të gjitha vëndet e vogla të Ballkanit, është bërë një fenomen i zakonshëm, por nëse në vëndet e tjera ka gjetur zgjidhje, në Shqipëri problemet e pa zgjidhura vazhdojnë të krijojnë pakënaqësi si tek popullata përsa i përket kujdesit shëndetësor,  po ashtu edhe tek vetë personeli shëndetësor që e sheh veten të pamotivuar.

Nuk mund të mohoet fakti se përpjekjet që po bëhen nga Maxhoranca për të përmirësuar disa nga figurat statistikore janë më të mëdha se në të kaluarën, por problemet mbeten dhe ajo që është më zhgënjyese, janë rritja relative e buxhetit në shëndetësi dhe vazhdimi i të njëjtës gjëndje të Sistemit Shëndetësor.

Sigurisht problem kryesor mbetet keq-manaxhimi i sistemit shëndetësor nga një administratë jo efektive e cila drejtohet nga drejtues jo efektive. Se si do ta zgjidhë problemin qeveria, është një objekt që nuk do të shqyrtohet këtu, por dihet se drejtimi nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kohë mbetet për të dëshëruar, kur sheh se investimet nuk shkojnë aty ku të dhënat statistikore shëndetësore janë më problematike.

Vetëm një aspekt që mund të paraqes  këtu, janë paradoksi i shpërndarjes së buxhetit në raport me parandalimin dhe mjekimin e shkaqeve të Mortalitetit,  të cilat, në Popullatën shqiptare për të gjitha moshat janë :

Semundjet Kardio/vaskulare në vënd të parë,

Sëmundjet vaskulo-cerebrale në vënd të dytë,

në vënd të tretë të gjitha llojet e Kancereve malinjë,

në vënd të katërt traumat

Për të shpërndarë buxhetin shëndetësor duhen ekipe  analistësh statistikorë dhe shëndetësorë (I.SH.P. +M.SH.)  që të propozojnë shpërndarjen e buxhetit dhe jo politikanë.

Ministria nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Së dyti Ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe tek  të gjitha Ministritë e tjera nuk ka Këshilltarë profesionistë por militantë politikë pa eksperiencë, dhe kjo e rrit gamën e gabimeve dhe të dëmeve qoftë në financën e Shëndetësisë qoftë në manaxhim të gabuar, që ndikojnë direkt në kujdesin shëndetësor.

Po të shikojmë  se përse largohen Infermjerët dhe Mjekët nga Shqipëria, mund të vërejme gjithashtu po këtë problem: Keqmanaxhim të burimeve njerëzore dhe të financave.

Përse?

Sepse rrogat janë të vogla në raport me: shkollën e bërë nga mjekët, dhe teknicienët mjekësorë, sepse nuk jepen bonuse për çdo verpim shëndetësor jashtë orarit dhe suplementar, sepse për infermjerët

gjithashtu nuk është bërë diferencimi në kategori të infermjerëve, dhe të gjitha me vjetërsi pune apo pa vjetërsi punë marrin rroga të njëjta, së treti për të mbuluar gjithë territorin me personel Shëndetësor (mjekë_ infermjerë) duhet një paketë speciale në të cilët të jetë kontrata disa vjeçare, rroga e lartë, banesa për personelin shëndetësor, lejtësira për punonjësin e Shëndetësisë që punon në zonat rurale, bashkëpunim me Prefekturat, etj.

Si ka mundësi që Shqipëria ka nevojë për Mjekë dhe Infermjerë për vëndin e vet, i lejon të largohen përsoneli i saj në vëndet e tjera madje pa kërkuar asgjë në këmbim të emigrimit të tyre nëpërmjet Organizatave jo qeveritare apo edhe qeveritare?

Si ka mundësi që mjekët dhe infermjerët që diplomohen nuk duan të shkojnë në zona të largëta?

Si ka mundësi që rrogat janë të vogla dhe nuk ka reformë në pagat në Sistemin tonë

Shëndetësor ?

A është ky problem vetëm I yni apo dhe në vënde të tjera? Si duhet zgjidhur ky problem?

Përse Qeveria shqiptare për çdo mjek dhe infermjer që largohet nga vëndi ynë nuk harton një kontratë me vëndin ku personeli ynë shëndetësor shkon dhe të marrë prej   atij vëndi përkatës një fond dis-bursimi për çdo personel shëndetësor që punon në atë vënd?

Pra idea është se si ka mundësi që shteti ynë i le të ikin badjava dhe pa u interesuar fare për këtë fenomen , për këta njerëz për të cilët shteti  shqiptar ka investuar për arsimimin e lartë?

Ky është një problem që kërkon zgjidhje.

Dihet që globalizmi dhe shtetet e mëdha kërkojnë punonjës të kualifikuar. Por nëse vëndet fqinjë e kanë zgjidhur problemin e largimit të specializtëve dhe profesionistëve në mënyrë institucionale, Shqipëria dhe qeveria jonë megjithse ka shumë nevojë e ka lënë në rënie të lirë dhe pa kërkuar asnjë zgjidhje institucionale me vëndet që marrin këta punonjës profesionistë dhe specialistë të shqndetësisë shqiptare, dhe pa u kërkuar asgje.

Vetëm të ikin. Kjo nuk është gjë e mirë, njëlloj sikur ti braktisësh këta profesionistë dhe specialistë, për të cilat ka investuar shteti, vëndi familja , në një kohë kur kemi nevojë për vehten tonë për këta njerëz që po ikin.

Ja disa statistika. Shqipëria ka 414 Qëndra Shëndetësore (Q.SH.)., 1946 Pika Shendetesore, 43 Spitale, 8172 shtreter (30 shtreter/10.000 banore), 275176 te shtruar.

Shqipëria ka numrin e mjekëve për 1000 banorë më pak se çdo vënd tjetër në BE dhe jashtë BE: – Mjeke per banore 1.3/1000 in 2013 dhe 1.2/1000 ne 2017,

Shqipëria ka numrin më të ulët të infermjerëve se sa vëndet e BE dhe ato jashtë BE për 1000 banorë: 3.99 ne 2012 dhe 3.2/1000 banore ne 2017.

Sipas të dhënave më të fundit (2017), në Shqipëri ka 1.15 mjekë për 1,000 banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000 (ose 17.5% më pak). Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1,000 banorë në Greqi, etj. Ndërkohë në Shqipëri rezultojnë 4 infermiere për 1,000 banorë

Shqipëria është e fundit, me 549 $/frymë  ( 640 eyro/frymë), dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% me pak. Ende më larg qëndron Mali i Zi, me SHTSH (shpenzime totale per fryme)  2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën, me mbi 5 herë më shumë. Në vitin 2015 financimi i shëndetësisë për frymë pritet të shkojë në 14.234 lekë