SHBA paralajmëroi sanksione, Erdogan: Nuk e konsideroj situatën si krizë

SHBA paralajmëroi sanksione, Erdogan: Nuk e konsideroj situatën si krizë

342
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur optimist për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe SHBA duke thënë se mospajtimet në lidhje me blerjen e sistemeve raketore ruse nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s.

“Ende nuk ka të dhëna që tregojnë se sistemi rus S-400 do të dëmtojë sistemin e aeroplanëve F-35 apo NATO-n. Shumë anëtare të NATO-s kanë blerë nga Rusia. Nuk e konsideroj këtë situatë si krizë”, ka thënë Erdogan.

“Unë besoj se Trump nuk do të lejojë që marrëdhëniet SHBA-Turqi të jenë peng i sistemeve S-400”, shtoi presidenti turk.

Megjithatë Uashingtoni ka ndërmarrë hapa konkretë për këtë veprim të Ankarasë duke e përjashtuar atë nga programi i aeroplanëve F-35, në të cilin Turqia ka qenë prodhuese dhe blerëse.

Marrëdhëniet mes dy vendeve anëtare të NATO pësuan tronditje pasi vendimit të Turqisë për të blerë sistemet raketore ruse S-400. Sipas SHBA ato përbëjnë rrezik për sigurinë e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35 që përdoren edhe nga NATO.

Uashingtoni ka paralajmëruar gjithashtu se Turqia do të përballet edhe me sanksione për shkak të blerjes së këtij sistemi nga Rusia.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit janë përkeqësuar edhe për strategjitë e ndryshme që kanë këto shtete në Siri