Dyshime për kryebashkiakun e Vorës…! ! !

Dyshime për kryebashkiakun e Vorës…! ! !

417
0

Pas Valdrin Pjetrit, kandidatit të Edi Ramës në Shkodër, një tjetër i propozuar nga kreu i PS-së për kryebashkiak duket se mund të ketë probleme me dekriminalizimin.

Në votimet e 30 qershorit Edi Rama vendosi që të kandidojë në Vorë, biznesmenin e luleve Agim Kajmaku. Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër.

Jorgo Toto, është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat mësohet se ai ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në dekriminalizim.

Në Greqi, Kajmaku nuk njihej me këtë emër, por si Jorgo Toto. Më tej në formularin e dekriminalizimit, qytetari i parë i Vorës, deklaron se ka qenë dy herë emigrant, në periudhën 1998-1999 në Itali dhe në Greqi nga 1991-1996.