Edhe Kepi i Rodonit jepet me PPP

Edhe Kepi i Rodonit jepet me PPP

1007
0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka denoncuar një tjetër vjedhje të pronës publike nga rama dhe oligarkët e Rilindjes.

Salianji ka publikuar edhe dokumentin që tregon se si qeveria e Ramës ka vendosur të tjetërsojë kepin e Rodonit dhe t’ia ajpë atë miqve të tij oligarkë përmes PPP-ve të famshme.

Ja postimi i Salianjit:

Kepi i Rodonit me PPP!

Dje Saranda sot Rodoni….Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjeter nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!

Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.

Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombetar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerezve qe derdhin gjak per te siguruar ushqimin e përditshëm,

Çdo PPP ështē interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut pêr publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!

 

 

Shperndaje