Të gjithë prisnim se do të martoheshin, por sërish Stresi diti të na befasojë.
Reperi problematik me Policinë dhe ligjin dhe partnerja e tij zyrtare Kejsi, duket se janë ndarë.
Dyshimet nisën qysh pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi i dha e para sinjalet. Ajo fshiu të gjitha fotot me Stresin, hoqi mbiemrin “Lushaj” nga bio në Instagram, dhe nuk e ndiqte më reperin.
Edhe Stresi nuk e ndiqte më të dashurën në rrjetet sociale.
Reperi u pa teksa po shijonte një xhiro me makinë me miqtë e tij në Vlorë, me tufa me para nëpër duart, ndërsa Kejsi është nisur për të jetuar në Kanada.
Në fotot e shpërndara prej saj në rrjetet sociale, reperi mungon. Ajo shihet teksa ecën pa e kthyer kokën pas.