Rruga fundoset pak pas kryerjes së investimit 300 milionë lekë

Rruga fundoset pak pas kryerjes së investimit 300 milionë lekë

433
0

E rikonstruktuar përpara tre vitesh, për plot 300 milionë lekë, ka rezultuar një dështim. Segmenti rrugor Polici-Stadiumi Tomorri në qytetin e Beratit, është çarë dhe është shembur në njërin krah, gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.

Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi, ka rënë në gropën e shembur në rrugë. Automjeti ka pësuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që dëmtimi i rrugës në këtë segment ka vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në rreth-rrotullimin e stadiumit.