Merr flakë anija turstike në mes të detit në Karaburun

Merr flakë anija turstike në mes të detit në Karaburun

500
0

Një anije turistike me 6 persona në bord ka shpërthyer në flakë në Karaburun. Anija turistike e linjës Karaburun-Sazan ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa shkaku mendohet të jetë një shkëndijë elektrike në bordin e saj. Kjo anije arrin të mbajë në bord më shumë se 100 turistë, por në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë vetëm 6 punonjësit e kësaj anije.

Sapo kanë ndjerë zjarrin personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime.

Anija turistike ishte e përbërë me material druri, dërsa shërbente si bar dhe si kuzhinë çka ka bërë që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë trupin e saj.

Kjo anije operon prej kohësh në brigjet e Vlorës dhe bën çdo ditë linjën shëtitëse të turistëve Karaburun- Ishuli i Sazanit. Flakët tashmë janë shuar plotësisht ndërsa nga anija ka mbetur thuajse asgjë.