Skualifikohet Leo Messi. Ylli i Barcelonës do të humbasë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2022 me Argjentinën që e fillon fushatën e eliminatoreve në mars. Këtë dënim e ka vendosur organi qeverisës i futbollit amerikano jugor, Conmbebol, që përveç pezullimit me një ndeshje, e dënoi argjentinasin edhe me një gjobë prej 1500 dollarësh.
Messi kishte marrë karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Amerikës, mes Argjentinës dhe Kilit, e fituar 2-1 nga “Albiceleste” dhe që u luajt në 6 korrik. Numri 10 u përjashtua në minutën e 37′ pas një grindjeje me kilianin Gary Medel, që gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq.