Moti sot do të jetë i vranët në të gjithë vendin gjatë paradites, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira fillimisht në veri dhe më pas do të perfshijnë gradualisht të gjithë vendin.
Herë pas-here shirat do të jenë në formën e shtrëngatave me intesitet deri mesatar, gjithashtu priten stuhi lokale breshëri.
Gjithashtu problematike sot do të paraqitet Era, sidomos në zonat bregdetare. Nata sjell përmirësim të kushteve atmosferike. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat e ajrit nga mesdita pësojnë rënie me 2-3⁰C duke u luhatur nga 15⁰C deri në 33⁰C.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/27°C
Zonat e ulëta 22/33°C
Zonat bregdetare 24/31°C.