Rrëfimi vajzës që punonte “masazhiste”: 120 euro në ditë nëse ofronim edhe...

Rrëfimi vajzës që punonte “masazhiste”: 120 euro në ditë nëse ofronim edhe shërbime intime

1203
0

Për inspektoratin e Punës, problematike nuk është as mosha e punëtorëve, ata madje pranojnë se asnjëherë nuk kanë marrë iniciativë për mbylljen e këtyre qendrave, ose marrjen e lejeve të punës, deri në thirrjen që Policia e Kosovë ka bërë për mbylljen e tyre.

Punëtoret në qendrat e masazheve në Kosovë, përveç punës së tyre për të bërë masazh, po përfundojnë duke kryer punë shtesë.

 

Këtë e ka rrëfyer Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë për shkak të ruajtjes së privatësisë) se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

 

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurr të kthehej në atë jetë.

 

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqëve që kan punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

 

 

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”. Besa as shkollën nuk e kishite të kryer, njësoj si edhe kolegët e saj.

 

“Kanë punuar veq pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjece. Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kamë pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjece”.

 

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të fromonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

 

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por cka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

 

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

 

 

“Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

 

Sipas Besës, një marrëveshje e tillë është bërë në mes masazhereve dhe klientave, ndërsa ato e kishin obligative që veshja e tyre të ishte sa më provokuese.

 

“Aty thojshin si bakshisht i tyre, ajo ka qenë përqindja ditore që kanë marrë”. Besa thotë se marrëdhëniet e tilla, ato vajza i kryenin me vetëdëshirë.

 

“Çdo femër e re sot lakmon pas parasë, nganë mas parës, dhe kur e kanë kuptu se asaj një klientë po ja ofronë një shumë të tillë… asaj kumedit se cka i doket. 30 euro, 40-50 deri në 120 euro i kanë marrë brenda ditës prej klientave”.

 

 

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe hotele.

 

Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesine tyre mund të ketë edhe polic.

 

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient I rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veq hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazhë, atëher është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

 

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte inçizimi nga kamerate fshehura që ishin aty.

 

Viktimë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientet, të cilët, sipas rrëfimit të viktimës, monitorohen nga kamerat. Ata mund të jenë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

 

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty. Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

 

“Ka pas edhe kamera nepër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të deftume . Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata(klientat) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se cka po bojnë klintat edhe vazjat mrena. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”.

 

Ky ishte vetëm rrëfimi i njërës nga vajzat e cila ka punuar në njërën nga këto qendra.

 

Joshja për para, mos stabiliteti familjarë dhe financiarë, një vend i cili shumë pak mirret me çeshtjet e edukimit social, të gjitha këto janë pasojë e një gjendje të tillë.

 

Secila nga vajzat e mitura është viktimë e mashtrimit.

 

Sipas Policisë së Kosovës, rritja e këtyre qendrave të masazhave, ka ndodhur në vitet e fundit. Sipas Riza Muratit, shef në sektorin e Luftimit të Trafikimit me Njërëz në kuadër të Policisë së Kosovës, janë identifikuar rreth 80 sallone të masazhës në tërë Kosovën.

 

Sipas tij nga shtatëdhjet lokale masazhi që janë kontrolluar, në dyzet prej tyre janë gjetur parregullësi.

 

“Fatkeqësishtë është gjetë që është kryer edhe vepra penale qoftë mundësim I trafikimit me njerëz, ku e kemi një rast të tillë në këtë vit, por edhe vepra të tjera qoftë mundësim I prostitucionit. Moshat janë shumica mosha të reja, 18 deri në 21 vjecare është ajo mesatarja, por kemi pasur edhe rastin kur në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy viktima të mitura 14 dhe 16 vjecare”, tha Riza Murati për emisionin “UDHËVE”.

 

Për Drejtorin e Shërbimeve Sociale në Komunë të Prishtinës, Vebi Mujku, forma të cilën po e përdorin pronarët e këtyre qendrave është joshja me para.

 

“Ne në qoftë se nuk punojmë në ngritjen e vetëdijës dhe të qytetarëve nuk kemi me arritë që të bëjmë një zgjidhje permamente për këto raste… një shumë që e permendet edhe ju 500 euro në muaj ose 100 euro në ditë është një shumë që nuk e realizon as një shërbyes civil dhe as një puëtor në Kosovë, prandaj këta e kanë gjetur rrugën më të lehtë se sit ë vinë tek paraja e madhe”, thotë Mujku.

 

Për ta hapur një biznes të tillë, pronarët e këtyre masazhave nuk e kanë aspak problem. Ata marin licencën në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pa pasur as një kriter të vendosur.

 

Këto masazhe për veprimtarinë që ushtrojnë, nuk i monitoron askush në aspektin profesional. Ata janë lënë të lirë nga shteti që të veprojnë pa asnjë pengesë.

 

“Kriteret i përcakton institucioni i cili edhe e jep lejen, unë kosideroj që duhet të jenë disa kritere si bizneset tjera që kanë disa kritere për me I hapë këto sallone të masazhit duke e pasur edhe parasysh që tani cka po gjndet aty mendoj se është e mjaftueshme vetëm një rast”, thotë Riza Murati.

 

Kurse sipas zëvendës drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hamdi Hoxha, specifikimi I pikave të një biznesi është më I lehtë edhe për institucionet.

 

“Ka raste që faktikishtë në dokumetet e regjistrimit të biznesit figuron si ndërmarrje tregtare por realishtë ajo merret edhe me shërbime të tjera të cilat nuk i ka të specifikara në dokumentet e regjisrimit të biznesit, kemi hasë në disa nga to të cilat në realitet nuk përkonë veprimtaria e tyre me dokumentet e regjistrimit të biznesit”, thotë Hoxha.

 

Ndërsa inspektorati i punës, as nuk është në dijeni se kush duhet ti mbikqyrë këto biznese.

 

“Unë këtë nuk e di se cili institucion është kompetentë për dhënien e liqencës së punës, … unë nuk e di, unë nuk muj me e përkufizu dhe unë personalisht nuk kam dal në teren dhe dhe me e pa se cka bojnë ata …unë nuk e di përkufizimine punës së tyre, sepse nuk është fushë e inspektoratit të punës”, tha Basri Ibrahimi, Kryeinspektor Inspektoratit të Punës.

 

Për inspektoratin e Punës, problematike nuk është as mosha e punëtorëve, ata madje pranojnë se asnjëherë nuk kanë marrë iniciativë për mbylljen e këtyre qendrave, ose marrjen e lejeve të punës, deri në thirrjen që Policia e Kosovë ka bërë për mbylljen e tyre.

 

Ndrësa një biznes të tillë nuk e mbikqyrë as Inspektorati Shëndetëorë. Puëntorët në këto biznese, janë lënë të lira të punojnë pa as një përgatitje profesonale.

 

Gjithashtu, mos vërja e as një kriteri të punës ose shkolli adekuat, ua ka mundësuar edhe pronarëve të këtyre masazhave që të keqpërdorin këtë biznes.

 

“Qendrat e masazhave nuk janë të parapara për mbikqyrje me këto udhëzime administrative, qe do të thotë nuk është i paraparë as profili I punonjësve as shkollimi I të punësuarve aty, as paisjet …nuk ka udhëzim administrativë që e rregullon këtë gjë, megjithatë është përshtypja se ka nevoj të rregullohet kjo gjë sepse duhet të dihet se cfarë procedurash kryehn aty edhe cfarë njerëz punojnë aty deh cfar trajnimesh duhet përfunduar, për të kryer këtë shërbim”, tha Ardita Barkaku, kryeisnpektore në Inspektoratin Shëndetësorë.

 

Sipas inspektoratit të punës, këto biznese duhet të inspektohen. Ibrahimi thotë se këto janë biznese të cilat operojnë në buzë të një paligjshmërie të biznesit të tyre, ku edhe Policia e Kosovës i ka identifiku këto si biznese të cilat duhet me e pas një kontrollë më të shtuar.

 

“Ne nuk jemi professional ose competent me e vlerësu llojin e këtij biznesi, sepse në bazë të ligjit të punës ne e vlerësojmë se lejohet punë të punohet prej moshës 15 vjecare, të lidhet kontratë me të dhe me personat prej moshës 15 vjecare, aspektet e tjera të regjistrimit dhe përcaktimit ose përkufizimit të fushës së veprimit unë nuk e di se kush është kompetentë, nodoshta Ministria e Shëndetësisë , unë nuk e di se kush përcaktonë kriteret e regjistrimit të një biznesi të tillë, dhe cfar kushtesh duhet të përgatiten, unë nuk e di se kush”, tha Ibrahimi.

 

Për Vehbi Mujkun, shqetësuese është mosha e vajzave që punojnë në disa qendra masazhi. Ai thotë se Ligji I Punës e lejon një punë të lehtë në rrethin familjarë në atë moshë, por jo edhe në qendra të masazhave.

 

“Secili i ikë përgjegjësisë së vet, ne e dimi se edhe me ligjine punës lejohet një punë e lehtë prej moshës 15 vjecare nën përkujdesin e familjës, ose organit të kujdestarisë , mirëpo kjo nuk mund të konsiderohet një punë e lehtë pasi që kemi të bëjmë me një punë të masazhë”.

 

Emisioni Udhëve ka provuar që të intervistojë edhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimti të Bizneseve, në lidhje me kriteret për regjistrimine këtyre bizneseve, por ata nuk kanë pranuar që të flasin.

 

Sipas profesionistëve të fushës së masazhave ose të njohur si fizoterapeut, Qeveria e vendit duhet të merret me këtë çështje.

 

“Përderisa nuk ka kritere si veprimtari në Ministrinë e Shëndetësisë ato nuk kishin kuxu me ju leju fare të punojnë, sepse dikush duhet të meret me to, dikush duhet ti menaxhoj ato, dikush duhet ti mbikqyrë… Shoqëria jonë në përgjithësi, shteti jonë, ministritë tona duhet ti mbikqyrin dhe të mos lejojnë gjëra të tilla’, tha Ahmet Blakaj, fiziater.

 

Edhe pse në fillim të këtij viti u mbyllen disa nga qendrat e masazhave në vend, ende shumë prej tyre e ushtrojnë këtë veprimtari duke qenë prezente në rruget më të frekuentuara të qyteteve të Kosovës. Si dhe, duke shfrytëzuar hapësirën pa përkujdesje dhe vënjë të kritereve të punës nga ana Institucionale.

 

Në njoftimet e tyre në rrjetet sociale, disa prej tyre bëjnë thirrje për klientë, duke prezantuar në forma provokuese edhe vajzat të cilat do kryejnë shërbimin e masazhave.