Meta mesazh të prerë Ramës: EDI THELLOHU! SULMON XHORXH SOROSIN: ILIRI NUK...

Meta mesazh të prerë Ramës: EDI THELLOHU! SULMON XHORXH SOROSIN: ILIRI NUK ËSHTË I RRACËS SË GRUEVSKIT, ËSHTË POLITIKAN SI AVNI RUSTEMI E MIC SOKOLI

569
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është treguar i ashpër me kryeministrin Edi Rama, teksa ka deklaruar se pas 30 qershorit nuk ka më “Rama reflekto”, por “Rama thellohu”. Kreu i Shtetit është shprehur gjatë konferencës se Rama nuk është i pavarur të marrë vendime në interes të kombit shqiptar dhe të shqiptarëve. Meta ka paralajmëruar kryeministrin se ai dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm me gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi.

 

 

“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes.

 

Rruga nuk, është “Rama Ik’, siç kërkojnë Basha, Kryemadhi e Berisha, por është “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunë në darkë, tani kam axhendë tjetër “Edi thellohu”. Nuk je i pavarur të marrësh vendime në interes të shqiptarëve, unë e gjithë shqiptarët e ndershëm me gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë nga miliarderët, që iu duket Shqipëria si mizë lisi e mund të tallen si të duan”, ka deklaruar Kreu i Shtetit.

Meta sulmoi edhe miliarderin Xhorxh Soros duke kujtuar se biri i tij vjen shpesh në Shqipëri, Kosovë e Serbi e dha mesazhin se ‘Shqipëria është e vogël për përmasat e tij’.

 

‘Votime të suksesshme e paqësore socialiste. I përqafoj shqiptarët që nuk ranë në kurthin e përplasjes civile. Nuk është një kurth i ri, është një komplot që bazohet jo në parimet e demokracisë as në vlerat e BE dhe NATO-s e cila ka në zemër demokracisë. Bazohej në parimet e ‘deep state’ qëë synon kapjen e plotë të shtetit. Axhendat e nëndheshme janë një komplet ndaj qytetarëve që duan një demokraci perëndimore. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi e madje mikut tim doktorit që të jenë të kujdesshëm e mos bien pre e një grupi të strukturuar PPP (koncensionet)  dhe një d e vogël, është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë që nuk vjen në takim më presidentin por lahet në puishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes që nuk është Rama ik siç kërkon Basha, Kryemadhi apo populli opozitar por Rama reflekto! Kjo ishte deri të shtunën në darkë, tani kam një axhendë tjetër: Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve, nëse ti nuk je i pavarur, unë dhe gjithë shqiptarët që kanë ende gjak shqiptari do e mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë…

 

Kam një fjalë edhe për miliarderin Xhorxh Sorrros. Atëhere na ndihmoi në kohën e opozitës, edhe ai socialist është,  i uroj jetë gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, Kosovë e Serbi, t’i gëzojë ato të vetat, por Shqipëria është e vogël për përmasat e tij, Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit, është i rracës së politikanëve si Avni Rustemi, Mic Sokoli etj’, tha Meta.