Ashtu si në zgjedhjet e viteve të kaluara edhe në ato të ditës së sotme një çift ka shkuar të votojë në ditën e tyre të dasmës. Cifti ka votuar në Gramsh dhe të dy janë me profesion mjekë.
Siç shihet edhe nga fotoja, nusja e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndrri me kostum kanë hedhur votën e tyre për kandidatin e Gramshit.
Çifti i ri është shfaqur mjaft i gëzuar që ka mundur të zgjedhë edhe në ditën e tyre të dasmës.
Pas kësaj nusja dhe dhëndrri janë kthyer për të vijuar me ceremoninë martesore.