Shqiperia Tjeter ne vitin 0! Nga Silvana Beu

Shqiperia Tjeter ne vitin 0! Nga Silvana Beu

630
0

 

“Nuk ju duket e cuditshme qe kokat e politikes flasin kaq shume per paqen dhe nderkohe pregatiten per lufte?”

  1. S. King

 

Une refuzoj te luftoj per kokat e politikes!

Une refuzoj te jem pjese e kesaj Shqiperie qe ngado qe hedh syte shikon dhe ndjen mllef, inat, urrejtje. Cfare na beri kaq njerez te eger? Ku shkoi koha kur e linim deren hapur, tryezen shtruar edhe pse ishim shume me te varfer se sot? Ku shkoi ndergjegja , pergjegjshmeria, qytetaria? Per kete Shqiperi luftuan te paret tane? Per Shqiperine ku eshte ndare populli 30 Qershor dhe 13 Tetor? Sa naiv! Mendojne se ne ato data do zgjedhin vertet ata.

 

Une refuzoj te jem pjese e kesaj Shqiperie ku qytetarine e ka zevendesuar deshira per te shkaterruar, per te vene zjarr dhe per te vrare. Refuzoj kategorikisht te jem pjese e nje vendi ku nuk i perkas!

 

Sa shpejt ngrihet ky popull, pa u menduar dy here, nga nje thirrje mashtruese e kryetareve te tyre, por kurr nuk e pa te arsyeshme te ngrihet per te drejtat e tij. Sa shpejt i vini zjarrin ndertesave kur ato jane ndertuar dhe do rindertohen nga taksat tuaja.

Nuk dua dhe me vjen turp te jem pjese e kesaj Shqiperie.

 

Jo nuk jam kaq e acaruar nga pozita apo opozita. Ata po bejne shume mire punen e tyre. Vleresimet maksimale nga ana ime.

Une jam e acaruar me veten, me Ju.

Cfare duhet me shume qe te mos duroni? Cfare duhet tju bejne me teper qe te reagoni? Pse e shisni veten kaq lire dhe pranoni te perdoreni?

 

Ne jemi fajtoret e vertet te kesaj situate. Ne e kemi krijuar kete situate. Ne po e mbajme ne kembe kete situate. Pra , skemi asnje te drejte morale te ankohemi.

 

Une, refuzoj me ze te larte, te jem shqiptare e kesaj Shqiperie.

Dhe a e dini pse?

Sepse une dua te jetoj. Sepse une e di qe Shqiperia ndervite nuk me ka dhene asgje, vetem me ka mare. Dhe sot, nuk u mjaftua me aq, po me mer dashurine per vendin tim.

 

Une refuzoj te jem pjese e asaj Shqiperie.

Une refuzoj 30 Qershorin! Une refuzoj 13 Tetorin!

Refuzoni dhe Ju!

Bashkohuni nje here ne jete kunder kesaj tallje qe po ju behet!

Bashkohuni te krijojme Shqiperine Tjeter nga viti 0 .

 

#shperndaje