Përtej asaj që thuhet dhe duket…/ Nga Margarita Kola

Përtej asaj që thuhet dhe duket…/ Nga Margarita Kola

471
0

Ngërcci politik por jo ligjor ku na kanë futur politikanët është një situatë e cila duhet kuptuar  përtej asaj  që thuhet dhe duket.

 

Se pari, kjo gjendje ngerthen domosdoshmerine per ndryshime ne    strukturen parlamentare. Nje parlament me dy dhoma ku njera prej dhomave nuk kontrollohet kryekeput dhe ngushtesisht nga partite “bajraktariste” do te ishte nje parlament i cili do te veterregullonte arrogancat mazhoritare te kartonave  dhe do te rriste cilesine e ligjberjes duke qene qe njera nga dhomat do te perbehej nga individe elitar/profesioniste ne politike.

 

Se dyti, nje president i zgjedhur nga populli do te ishte me i pakontestueshem politikisht ne vendim-marrjet e veta ne funksion te te qenurit kryetar shteti dhe garantues i unitetit kombetar. Presidenti do te ushtronte funksionet e veta kushtetuese pa pasur “frike” nga kryeministra qofshin keta edhe shume “te forte”.

 

Se treti, domosdoshmeria qe reforma e drejtesise te analizohet dhe pse jo te korrigjohen te metat qe nuk di te them kane qene te qellimshme apo jo ka trokitur ne dere dhe duhet te perballemi me te dhe ne dhe nderkombetaret qe kane investuar ne kete proces. Keto probleme qe po shfaq reforma ne drejtesi pasqyruar me drejtperdrejte ne mungesen e “ ndjese paste” te gjykates kushtetuese dhe asaj te larte duhet te kene nje emer dhe jo te perdoren politikisht nga te gjitha krahet. Keto gjykata jane pjese e rendesishme e garantimit te funksionimit te shtetit te se drejtes dhe me shume se kushdo tjeter eshte politika qedo ti “minoj” sepse ju trembet.Ne kete kuptim kushdo politikan qe merr flamurin e “heroit” te reformes duhet te na bej te mendojme dy here per te kuptuar se ky ngerc ku na kane futur nuk do te ishte i tille nese pushteti i trete do te ushtronte rolin e tij ballancues dhe kontrollues.

 

Se katerti, Kodi yne zgjedhor duhet te ndryshohet jo me sygjerim dhe i modeluar nga nderkombetaret por si nje nevoje e jona per ti dhene fund cenimit te zgjedhjeve te lira nga ku fillon qe te mbahet ne kembe gjithe ngrehina e demokracise.

Kur them kete kam parasysh qe kodi zgjedhor duhet ndryshuar bazuar ne shkaqet qe kane cuar ne cenimin e ushtrimit te se drejtes per nje vote te lire dhe te fshehte; a)komisioni qendror i zgjedhjeve nuk duhet te kompozohet nga anetare te partive politike por nga juriste dhe profesioniste pa anetaresi politike.Nuk duhet te kemi “fobi” nga paradigma qe duhet te zbatojme gjithmone formulat qe kane adoptuar te tjeret. Ne nuk jemi as gjerman dhe as anglez ku vetendergjegjja per ligjshmerine dhe paanesine eshte pjese organike e kultures se tyre. Akoma jo tek NE!!!b) listat e kandidateve duhet te jene te hapura dhe te konkurueshme dhe jo te emeruara nga kryetaret e partive.Per aq kohe sa do te jete keshtu kryetaret e partive do te na vendosin ne “pjate” ata me te “fortet”, me te “zotet” per te marr votat qe i duhen partise se kryetarit…

  1. c) Shqiperia, ka nevoje per nje sistem mazhoritar dhe jo proporcional ne menyre qe mos ti japim shansin politikes se papergjegjshme qe te na ndaj administrativisht si vathet e deleve sa here qe llogarit votat por te kemi mundesi qe te zgjedhim me te mirin ne konkurencshmerine midis tyre;
  2. d) kemi treguar mjaftueshem ne keto vite demokracije te brishte qe komisioneret partiak jane shume “pasionant” ne manilulimin e votes. Kodi jone zgjedhor duhet te sanksionoj pa partishmerine e komisionereve dhe numerimin elektronik. Te dyja jane sinjal sos ne cdo proces zgjedhor!!!

 

Se pesti,zgjedhjet e fundit na sollen ne vemendje se sa i rendesishem eshte mosvotimi si nje forme e shprehjes dhe ushtrimit te se drejtes se zgjedhjes. Ne terma me te kuptueshem nese sovrani zgjedh ne menyre masive te mos votoj atehere ai ka vendosur qe te mos te doj te perfaqesohet nga ata qe ju jane “ servirur” si zgjedhje. Ne demokraci kjo eshte nje ceshtje qe duhet adresuar ne ligjin themeltar qe eshte kushtetuta. Pra kushtetuta jone duhet te sanksionoj te “drejten kolektive” qe do te thote qe zgjedhjet duhet te jene te vlefshme vetem kur kane votuar me shume se 50% te votuesve. Kjo na jep mundesine e nje mekanizmi qe te ndeshkojme politiken e keqe edhe nepermjet mospjesemarrjes ne votime. Demokracive si e jona ju duhen sa me shume mjete per te mbajtur ne orbiten e ligjit politiken.

 

Per aq kohe sa “ fasaden” na e shesin bukur dhe per aq kohe sa ne si popull na mungon eksperienca e  te jetuarit  gjate ne demokraci duhet te perpiqemi te kuptojme pertej asaj qe thuhet dhe duket. ..

 

Une e bera detyren time. Bejeni edhe ju si qytetar te pergjegjshem!!!Duhet te gjithe te kontribuojme per Demokracine e femijeve tane!!!