Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në superstradën Lezhë Shkodër, në km 3 të saj.
Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Pas përplasjes automjeti ka dalë jashtë rrugës duke bërë disa saltro, duke përfunduar e përmbysur.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se shkak për këtë aksident është bërë humbja e kontrollit të motoçikletës nga drejtuesi i saj.
Në tentativë për të shmangur përplasjen, edhe drejtuesi i mjetit ka devijuar lëvizjen duke përplasur motorin dhe ka dalë jashtë rruge.