Ditën e nesërme disa nga zonat e Tiranës nuk do të kenë energji elektrike për disa orë. Sipas OSHEE, shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë punimet që po kryen në rrjet. Konkretisht, energjia elektrike do të mungojë:
09:00-16:00 rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”
11:00-14:00/rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”
09:00-15:00/rruga “Thoma Filipeu”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Todi Shkurti”.