Ekzekutohet me plumb në kokë anëtari i partisë së Angela Merkel

Ekzekutohet me plumb në kokë anëtari i partisë së Angela Merkel

336
0

 

Walter Lubcke kryetari i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë është gjetur i vrarë me plumb në kokë në oborrin e shtëpisë së tij. Mediat gjermane shkruajnë se politikani është gjetur i vrarë me plumb, ndërsa dyshohet se ai është qëlluar nga afër. Ata kanë nisur një hetim penal për vdekjen e 65 vjeçarit Walter Lübcke, i cili është anëtar i partisë së Merkel, CDU-së. Autoritetet e kanë përjashtuar pistën e vetëvrasjes, ndërsa po hetojnë vrasjen. “Ne jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e papritur e mikut tonë”, tha kryeministri i shtetit Hesse Volker Bouffier.

 

Trupi i Lübcke u gjet në orën 00:30 të dielën në mëngjes (22:30 GMT të shtunën) në tarracën e shtëpisë së tij në fshatin Istha, zbuloi policia. Ai u shpall i vdekur dy orë më vonë dhe lë një grua dhe dy fëmijë të rritur. Ndërkohë, policia ka rrethuar banesën e politikanit dhe ka marrë në mbrojtje familjen e tij.