Pak kohë më parë velina e njohur Kejvina Kthella tregoi se do të zhvendosej në Itali ku dhe ka jetuar prej vitesh duke u larguar kështu nga emisioni ‘Xing me Ermalin’.
Por së fundmi është rikthyer sërish në ekran ku e pamë në programin me humor ‘Duplex’.
Dhe në lidhje me këtë rikthim të sajin ajo është pyetur nga ndjekësit e saj në rubrikën e pyetjeve në Instagram.
’ Pse e le Ermalin kur the që do ikësh në Itali dhe u ktheve prapë’ ishte pyetja që i’ u drejtua Kthellës në lidhje me rikthimin e saj.
’Nuk e di domethënë.Unë nuk kam marr ekspuls.Zemra kthehet sa herë të duaaaaa’ ishte përgjigja e Kejvinës.