Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

634
0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste.

 

Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepisë të vitit 1994 nxori në skenë emrin e tij.

 

Masakra u mor përsipër nga organizata terroriste, MAVI. Bejlerit me herët iu refuzua nga KQZ kandidimi për Bashkinë Himarë. Hetimet po drejtohen nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha.

 

“Që në fillim oficerët e policisë gjyqësore i kanë komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai është nën hetim për pjesëmarrje në aktin terrorist të 25 viteve me parë. Për ketë shkak Bejleri, kreu i OMONIA për Himaren, u paraqit i mbrojtur me avokat në prokurori”, shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

 

E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë./