Vladimir Putin bëhet me binjakë, mediat e huaja: E dashura e fshehtë...

Vladimir Putin bëhet me binjakë, mediat e huaja: E dashura e fshehtë e Presidentit lindi dhe u zhduk

405
0

E dashura e përfolur e presidentit rus Vladimir Putin ka lindur binjakë, sipas raporteve nga Moska.

 

Ish-medalja e artë olimpike Alina Kabaeva ka kohë që është lidhur me presidentin rus.

 

Megjithatë nuk ka pasur kurrë konfirmim zyrtar nga Kremlini apo Kabaeva.

 

Sipas Daily Mail, një burim i afërt me Kabaeva, 36 vjeç, u citua duke thënë: “Ne nuk komentojmë për thashethemet”.

 

Raportet nga Rusia ku edhe referohen mediat e huaja pohuan se një muaj më parë është dezifektuar i gjithë kati i katërt VIP i Qendrës Kërkimore të Kulakov për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji për të akomoduar ish gjimnasten dhe politikanin e njohur.

 

Një nga gazetat më të mëdha të Rusisë, Moskovsky Komsomolets, e raportoi këtë artikull në faqen e saj të internetit përpara se ta fshinte atë menjëherë.

 

“Alina Kabaeva lindi binjakë dhe u zhduk”, ka shkruar një tjetër gazetë ruse.

 

Sergei Kanev, një gazetar investigativ i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencës ruse, thotë se Kabaeva lindi djemtë binjake me operacion çezarian.

 

Ai thekson më tej se lindja është asistuar nga një mjek italian, por kjo gjë nuk konfirmohet nga akademiku Genadi Sukhikh, drejtor i qendrës mjekësore.

 

Pretendimet se Kabaeva është zonja e parë sekrete e Rusisë, vijojnë të mbeten ende në faqet e para të mediave ndërkombëtare.

 

Vitet e fundit Kabaeva ka mohuar në mënyrë kategorike se ajo ka fëmijë, por kjo gjë nuk i ka ndalur mediat ruse të mos pëshpërisin se Alina ka një familje të fshehtë me Putinin.

 

Shefi i Kremlinit u divorcua me ish-bashkëshorten Lyudmila në vitin 2014.