
Sonte këngëtarja Jonida Maliqi do të jetë emri më i lakuar por edhe të gjithë sy e veshë për të parë e dëgjuar performancën e saj në Festivalin e madh evropian Eurosong 2019 që po mbahet në Tel Aviv. Nëse shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë do të votojnë nr 14 pra Albania me artisten Jonida Maliqi , shanset janë shumë të mira që Shqipëria të shkojë në finalen e madhe. Sonte në natën e dytë gjysëm finale do të jetë vetëm Jonida që këngëën e saj do ta këndojnë në gjuhën amtare ndërsa shtetet e tjera e kanë këndimin në gjuhën angleze.Suksese Jonida le të na bëjë krenarë të gjithëve!.