Paga minimale 2500 $, njihuni me vendin ku s’ekziston korrupsioni

Paga minimale 2500 $, njihuni me vendin ku s’ekziston korrupsioni

535
0

A mund ta paramendoni një vend që krizën ekonomike botërore nuk e ka ndjerë fare, derisa vendet tjera i numëronin miliarda dollarë të humbura në ekonominë e tyre.

 

Një vend që pagën mujore minimale e ka mbi 2,500 dollarë. Ku borxhi publik është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe që me sukses implementon politikat e saja të emigracionit.

 

 

 

Një vend që përqindjen e papunësisë e ka shumë të ulët, sistemin shëndetësor shumë efikas dhe që një sëmundje ngjitëse ka arritur plotësisht ta eleminojë

 

Megjithatë, zyrtarët e këtij vendi nuk kënaqen me kaq, ata janë duke punuar në zbulimin e ilaçit të sëmundjes së kancerit dhe shumë sëmundjeve tjera të rënda. E ajo çfarë e bën këtë vend si në përralla, është fakti që shumicën e ditëve të vitit dielli është prezent madje edhe në muajt e dimrit ku temperaturat bien nën 10 gradë celsius.

 

Qytetet e këtij vendi janë të përkryera kurse fshatrat nuk i braktisin banorët, përkundrazi sa më shumë prej tyre kërkojnë me ngulm të investojnë dhe të bëjnë një jetë edhe më luksoze. Bëhet fjalë për Australinë, që sot konsiderohet si ekonomia e 12 më e fuqishme në botë. Për plotë shtatë vite nuk ka pasur recesion, që i bie tri herë më gjatë sesa Gjermania. Ky vend me hapa të shpejt është duke u rritur.

 

Ekzistojnë disa arsye për rezultate të tilla pozitive, pasi që Australia është shumë e pasur me minerale në veçanti me hekur, e hiq më pak nuk ka as edhe gaz, ari, alumin, diamante e nikel. Dhe pavarësisht sesa larg e ka ekonominë evropiane dhe atë amerikane, ajo e ka afër atë të Azisë. Në Kinë, Indi dhe juglindje të Azisë, jeton gjysma e popullsisë së botës.

 

Kur 27 vite më parë në fillim të viteve të ’90-ta vendi u ballafaqua me recesion, autoritet e vendit nuk hezituan të bëjnë reforma. Një pjesë të shpenzimeve të sigurimit shëndetësor, pensioneve i ka bartur tek shtresa e mesme. Rezultatet? Australia nuk është zhytur në borxhe, ka një demokraci të zhvilluar ku respektohet prona private dhe që për asnjë moment nuk lëkundet sundimi i ligjit. Korrupsioni dhe mitmarrja nuk janë mjet veprimi në politikë as biznes, kurse transparenca është një nga mjetet mbrojtëse të qeverisë së këtij vendi, shkruan Telegraf.

 

Për asnjë moment nuk ka problem me armë, nuk ka pasur luftë e as diktatorë në qeveri dhe nuk i ka ndërruar sistemet shoqërore “sikur të ishin çorape”. Australia gjithashtu ka një prej sistemeve më të mira të arsimit. Natyrisht se Australia ka edhe anën tjetër të medaljes. Të gjithë ata që i kanë kaluar të ’60-at, vështirë arrijnë të gjejnë punë. Të papunët që jetojnë me një person që është i punësuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti.

 

Sektori i teknologjisë informative, ajo e ndërtimtarisë, blegtorisë dita ditës janë duke shënuar rritje, dhe për këtë arsye është më lehtë të depërtohet dhe të gjejnë punë në këto fusha.