Vdekja e Rexhina Debrovës, vajza e gra i bashkohen protestës së familjarëve...

Vdekja e Rexhina Debrovës, vajza e gra i bashkohen protestës së familjarëve të 25 vjeçares para maternitetit (VIDEO)

450
0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetra qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme në hyrjen e maternitetit të Elbasanit, në mbështetje të familjarëve të Rexhina Debroves, vajzës që humbi jetën pas operacionit të lindjes së fëmijës së sajë të parë. Ftesës së familjarëve për të protestuar, i janë përgjigjur nënat dhe vajzat e reja të qytetit të Elbasanit. Me pankarta në duar, ato kërkojnë drejtësi dhe dënimin e fajtorëve. “Këtu do mblidhemi çdo ditë derisa drejtsia të vihet në vend”, thonë familjarët tashmë të mbështetur edhe nga dhjetra bashkëqytetarët, raporton gazetari Endri Mema. Kujtojmë se ditën e djeshme dy mjekët e arrestuar, u lanë të lire dhe do hetohen në gjendje të lirë sipas vendimit të gjykatës. Familjarët protestuan ditën e djeshme para gjykatës me beben e sapolindur në krahë.