Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur 3 tenderë me objekt riparimin e makinave dhe një tender të 4-të për blerje automjetesh.
Ndërkohë për riprodhimin dhe mirëmbajtjen do të shpenzohen 10 milion lekë, ndërsa për blerjen e mjeteve të reja do të harxhohen 15 milion lekë. Në total shpenzimet shkojnë në 25 milion lekë ose 200 mije euro.
Ndërkohë në dokumente nuk ka specifikime lidhur me markat që do përzgjidhen apo për numrin e mjeteve që do i shtohen ketij institucioni, por le të themi se ky është një shpenzim luksi nga ana e Kuvendit.