Ditën e sotme duket se do rikthehen temperaturat pranverore. Pas ditëve të tëra me reshje shiu, e sotmja pritet të jetë me diell dhe me temperatura që do të arrijnë deri në 21 gradë celsius. Sipas asaj që raporton IGJEUM, parashikohet që edhe në qarqet që mund të ketë reshje shiu, do të jenë fare minimale.
RESHJET
Sot (e premte dt.19) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Sot (e premte dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 20 °C
në vendet e ulëta: 7 /21 °C
në vendet malore: 1 / 16 °C
ERA:
Sot (e premte dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.